BE arrin marrëveshje për politikat e migracionit dhe azilit

Marrëveshja politike për reformën e Paktit të Migracionit dhe Azilit është arritur mes Këshillit të BE-së, Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, pas bisedimeve

Dhjetor 20, 2023 - 10:28
 0
BE arrin marrëveshje për politikat e migracionit dhe azilit

Marrëveshja politike për reformën e Paktit të Migracionit dhe Azilit është arritur mes Këshillit të BE-së, Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, pas bisedimeve maratonë që nisën të hënën.

Në parim kjo marrëveshje ka të bëjë me pesë shtylla për të gjitha fazat e menaxhimit të azilit dhe imigracionit, duke filluar nga kontrolli i migrantëve të parregullt pas mbërritjes së tyre në BE, mbledhja e të dhënave biometrike, procedurat për paraqitjen dhe përpunimin e kërkesave për azil, rregullat për të përcaktuar se cili shtet anëtar është përgjegjës për trajtimin e një kërkese për azil dhe bashkëpunimin dhe solidaritetin ndërmjet shteteve anëtare dhe mënyrën e trajtimit të situatave të krizës, duke përfshirë rastet e shfrytëzimit të migrantëve.

Sipas marrëveshjes, do të ketë një rregullore kontrolli për të profilizuar me shpejtësi një azilkërkues duke mbledhur informacione të tilla si kombësia, mosha dhe shenjat e gishtërinjve, më pas duke përditësuar Eurodac, bazën e të dhënave të BE-së, me gjurmët e gishtërinjve dhe fotografitë dixhitale të secilit emigrant ose refugjat.

Njëkohësisht parashikohen dy procedura azili, njëra e shpejtë brenda 12 javëve dhe ajo standarde që do të marrë më shumë kohë. Sipas rregullores së menaxhimit të krizave, Komisioni do të jetë përgjegjës për të vendosur se çfarë përbën një situatë “krize” në një vend. Në rast se flukset e migracionit dhe refugjatëve justifikojnë këtë karakterizim, vendet e mbetura anëtare të BE-së ose do të duhet të pranojnë në territorin e tyre azilkërkuesit që mbërrijnë në shtetet e vijës së parë (p.sh. Greqia, Italia, Spanja), ose të paguajnë, në kontekstin e solidaritetit të detyrueshëm, para për shtetet e vijës së parë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.