BE ‘i heq veton’ Greqisë, KE propozon votimin me shumicë të cilësuar për integrimin

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka paraqitur propozimin për heqjen e unanimitetit në votimin për pranimin në BE të shteteve të reja, duke e zëvendësuar atë me votimin me shumicës të cilësuar. Në këtë mënyrë Brukseli do të lehtësojë procedurat e pranimit në BE për Ukrainën, Moldavinë dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor. […]

Mars 20, 2024 - 14:20
 0
BE ‘i heq veton’ Greqisë, KE propozon votimin me shumicë të cilësuar për integrimin

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka paraqitur propozimin për heqjen e unanimitetit në votimin për pranimin në BE të shteteve të reja, duke e zëvendësuar atë me votimin me shumicës të cilësuar.

Në këtë mënyrë Brukseli do të lehtësojë procedurat e pranimit në BE për Ukrainën, Moldavinë dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor. Brukseli propozoi heqjen e unanimitetit që pengon vendimet mbi politikën e jashtme për të shmangur bllokimet e ardhshme nga shtetet anëtare për çështje dy palëshe.

Kjo vendimmarrje do të zhbllokonte edhe situatën aktuale me Shqipërinë e bllokuar nga Greqia dhe Maqedoninë e Veriut e bllokuar nga Bullgaria. Von Der Leyen këmbënguli se heqja e unanimitetit nuk kërkon ndryshim të traktateve të BE-së.

Pavarësisht kësaj lëvizjeje që vjen në prag të zgjedhjeve evropiane, shumica e liderëve të BE-së kanë paralajmëruar tashmë se një familje me më shumë se 30 anëtarë, do të jetë edhe më i vështirë për t’u qeverisur.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.