BE, kusht Serbisë për integrimin, Stano: Beogradi duhet të zbatojë marrëveshjen e Ohrit

Nga sot Serbia do ta ketë edhe zyrtarisht si kusht zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, për tu anëtarësuar në BE. Vendimi për të

Prill 22, 2024 - 15:10
 0
BE, kusht Serbisë për integrimin, Stano: Beogradi duhet të zbatojë marrëveshjen e Ohrit

Nga sot Serbia do ta ketë edhe zyrtarisht si kusht zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, për tu anëtarësuar në BE.

Vendimi për të ndryshuar kornizën negociuese të Beogradit u miratua nga këshilli i ministrave të unionit.

“Të dyja palët kanë pranuar detyrimet e tyre përkatëse, se marrëveshja do të bëhej pjesë e rrugëtimit për integrimit europian. Zbatimi i Aneksit të arritur në mars të vitit 2023 reflekton këtë detyrim të të dyja palëve”,  tha zëdhënësi i BE, Peter Stano.

Stano konfirmoi gjithashtu se edhe për Kosovën do të bëhet zyrtar një detyrim i tillë.

Përparimi në procesin e normalizimit me Prishtinën ka qenë edhe më herët kusht për negociatat, por tani në mënyrë specifike përmendet zbatimi i marrëveshjes të arritur në Ohër vitin e kaluar.

BE-ja insiston se marrëveshja dhe aneksi, pavarësisht se nuk janë firmosur nga asnjë palë, janë detyrime ligjore për të dy vendet. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur i gatshëm për nënshkrim ndryshe nga presidenti Vuçiç, i cili kërkon fillimisht zbatimin e saj.

Gjithashtu, Serbia përmes zyrtarëve të saj disa herë ka thënë se nuk do të zbatojë pjesë të marrëveshjes që kanë të bëjnë me integritetin territorial dhe pranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.