BE planifikon të vendosë tarifa për importet e grurit nga Rusia

Bashkimi Evropian po përgatitet të ecë përpara me tarifat për importet e grurit nga Rusia dhe Bjellorusia për të qetësuar fermerët dhe disa

Mars 19, 2024 - 11:05
 0
BE planifikon të vendosë tarifa për importet e grurit nga Rusia

Bashkimi Evropian po përgatitet të ecë përpara me tarifat për importet e grurit nga Rusia dhe Bjellorusia për të qetësuar fermerët dhe disa shtete anëtare, raportoi sot Financial Times, duke cituar burime të informuara për planet në Bruksel.

Komisioni Evropian pritet të shpallë në ditët në vijim vendosjen e një tarife prej 95 euro për ton për drithërat nga Rusia dhe Bjellorusia, tha gazeta, duke shtuar se planifikon gjithashtu të vendosë tarifa 50% për farat vajore dhe produktet e prodhuara nga përpunimi i tyre.

Fermerët në të gjithë Bashkimin Evropian po bëjnë thirrje për lehtësimin e kufizimeve të vendosura ndaj tyre në bazë të Marrëveshjes së Gjelbër për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe rivendosjen e tarifave për importet bujqësore ukrainase. Këto tarifa u hoqën kur ushtria ruse pushtoi territorin ukrainas në shkurt 2022.

Fermerët në Poloninë, Hungarinë dhe Sllovakinë fqinje – që të tre janë vende anëtare të BE-së – thonë se vendimi i ka goditur rëndë, duke ulur çmimet për prodhimet e tyre.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ku ditët e fundit ka pasur mobilizime masive bujqësore, të ngjashme me atë në pjesën tjetër të BE-së, ka propozuar ndalimin e importit të produkteve bujqësore nga Rusia dhe Bjellorusia.

Sipas raportit të Financial Times, importet e produkteve që do të synohen arritën në 4 milionë tonë në vitin 2023, ose rreth 1% e konsumit total të BE-së, një sasi rekord. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.