Bebe Rexha bëhet pjesë e një rekordi historik në SHBA

Kënga “Meant to be” e Bebe Rexhës është renditur mes këngëve që kanë shënuar rekorde në historinë e muzikës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është kënga e 5-të më e shitur në këtë vend e kënduar nga një këngëtare grua. Kënga e publikuar para 6 vitesh është një bashkëpunim mes saj dhe dyshes së […]

Shkurt 25, 2024 - 15:35
 0
Bebe Rexha bëhet pjesë e një rekordi historik në SHBA

Kënga “Meant to be” e Bebe Rexhës është renditur mes këngëve që kanë shënuar rekorde në historinë e muzikës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Është kënga e 5-të më e shitur në këtë vend e kënduar nga një këngëtare grua.

Kënga e publikuar para 6 vitesh është një bashkëpunim mes saj dhe dyshes së vokalistëve Tajlor Habird dhe Brian Kelley të njohur ndryshe si “Florida Georgia Line”.

“Meant to be” i zhanrit country, vetëm në Youtube është dëgjuar mbi 1.1 miliardë herë dhe ka qenë e nominuar për çmimet Grammy, çmimet MTV për SHBA dhe Europën, etj.

Në listën e 5 këngëve më të shitura në SHBA janë edhe këngët “Blank Space” nga Taylor Swift, “Bad Romance” nga Lady Gaga, dhe “I like it” nga Cardi B.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.