Bedrie Loka kreu vetëvrasje për shkak të bullizimit, Policia: Kishte bërë kallëzim në 2022, para përgjegjësisë personat që i hapën adresën false

Policia e Durrësit ka reaguar në lidhje me vdekjen e Bedrie Lokës, e cila piu fostoksinë pasi i kishin hapur një profil fals në ‘TikTok’. Në lidhje me ngjarjen, e ndjera kishte bërë një kallëzim në dhjetor të vitit 2022. Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Në lidhje me një lajm të publikuar në […]

Janar 5, 2024 - 17:47
 0
Bedrie Loka kreu vetëvrasje për shkak të bullizimit, Policia: Kishte bërë kallëzim në 2022, para përgjegjësisë personat që i hapën adresën false

Policia e Durrësit ka reaguar në lidhje me vdekjen e Bedrie Lokës, e cila piu fostoksinë pasi i kishin hapur një profil fals në ‘TikTok’. Në lidhje me ngjarjen, e ndjera kishte bërë një kallëzim në dhjetor të vitit 2022.

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetase që ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë, për shkak të bullizmit, ju sqarojmë se:

Më datë 02.01.2024, në orën 16:30, jemi njoftuar nga shërbimet e spitalit se shtetasja B. L., 41 vjeçe, që dyshohej se kishte konsumuar lëndë helmuese fotoksinë, edhe pse kishte marrë ndihmë mjekësore, nuk kishte mundur të jetonte.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka kryer të gjitha veprimet me grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, dhe materialet janë referuar në Prokurori.

Sqarojmë se në dhjetor të vitit 2022, shtetasja B. L. ka bërë kallëzim se në rrjetet sociale ishte hapur një adresë false me emrin e saj.

Për kallzimin e bërë ne dhjetor 2022, Policia ka kryer të gjitha veprimet dhe i ka referuar materialet në Prokurori dhe çështja është në hetim në Prokurori. Pas këtij kallëzimi nuk ka patur asnjë kallëzim apo shqetësim nga shtetasja B. L, për këtë rast.

Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Ndërkohë që vijojnë hetimet intensive për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që kanë keqpërdorur të dhënat e shtetases B. L./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.