Begaj i kaloi në heshtje, hyjnë në fuqi ligjet për kanabisin, mjekësinë dhe Akademinë e Shkencës

Hyjnë në fuqi 3 ligjet e kontestuara të qeverisë. Bëhet fjalë për ligjin që lejon legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, ligjin për Akademinë e Shkencave dhe ai për studentët e Mjekësisë. Tre ligjet që u kaluan në heshtje nga Presidenti i Republikës, janë publikuar në fletoren zyrtare. Të tre ligjet u miratuan në seancën […]

Gusht 21, 2023 - 14:16
 0
Begaj i kaloi në heshtje, hyjnë në fuqi ligjet për kanabisin, mjekësinë dhe Akademinë e Shkencës

Hyjnë në fuqi 3 ligjet e kontestuara të qeverisë. Bëhet fjalë për ligjin që lejon legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, ligjin për Akademinë e Shkencave dhe ai për studentët e Mjekësisë.

Tre ligjet që u kaluan në heshtje nga Presidenti i Republikës, janë publikuar në fletoren zyrtare.

Të tre ligjet u miratuan në seancën e fundit të parlamentit në të gdhirë të datës 21 korrik, pavarësisht kontestimeve nga opozita dhe shoqëria civile.

Ligji për mjekët e rinj i detyron studentët e Mjekësisë që të punojnë deri në pesë vite në Shqipëri, përpara se të marrin diplomën, ose në të kundërt do të duhet të paguajnë tarifat e studimeve. Përmes një vale protestash, studentët e Mjekësisë e kundërshtuan këtë ligj si diskriminues dhe të pakonsultuar.

/f.stafa

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.