Begaj refuzon ftesën e Mitsotakis, Presidenca: Kreu i shtetit ka agjendë të përcaktuar më herët
Presidenti Bajram Begaj i ftuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në takimin informal me liderët e Ballkanit Perëndimor, ka refuzuar të marrë pjesë në takim për shkak të axhendës së përcaktaur më herët. ‘Në përgjigje të interesit tuaj ju bëjmë me dije, se më 14 gusht 2023, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i ka derguar […]
Presidenti Bajram Begaj i ftuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në takimin informal me liderët e Ballkanit Perëndimor, ka refuzuar të marrë pjesë në takim për shkak të axhendës së përcaktaur më herët.
‘Në përgjigje të interesit tuaj ju bëjmë me dije, se më 14 gusht 2023, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i ka derguar një ftesë Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, për të marrë pjesë në një darkë informale, më 21 gusht 2023, në Athinë. Një ditë më pas, më 15 gusht 2023, Presidenti Begaj në përgjigjen e dërguar, pasi vlerësoi vëmendjen që Kryeministri grek Mitsotakis i kushton zhvillimeve të lidhura me sigurinë e Evropës, shprehu gjithashtu keqardhjen për pamundësinë e pjesëmarrjes për shkak të një agjende të përcaktuar më herët.’- iu përgjigj presidenca interesit të Report Tv.
/f.stafa
What's Your Reaction?