Begaj takim me Escobar: Shqipëria, partner i ngushtë i SHBA-ve për paqen dhe sigurinë në rajon

Presidenti Bajram Begaj është takuar këtë të mërkurë me zëvendës ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar gjatë vizitës në Nju Jork, ku kryeson delegacionin zyrtar të Shqipërisë në Sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Presidenti shprehu vendosmërinë e Shqipërisë për të forcuar marrëdhëniet e partneritetit strategjik me  SHBA dhe për të […]

Shtator 20, 2023 - 16:50
 0
Begaj takim me Escobar: Shqipëria, partner i ngushtë i SHBA-ve për paqen dhe sigurinë në rajon

Presidenti Bajram Begaj është takuar këtë të mërkurë me zëvendës ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar gjatë vizitës në Nju Jork, ku kryeson delegacionin zyrtar të Shqipërisë në Sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Presidenti shprehu vendosmërinë e Shqipërisë për të forcuar marrëdhëniet e partneritetit strategjik me  SHBA dhe për të eksploruar të gjitha mundësitë që ofron partneriteti strategjik dhe lidhjet e forta midis dy vendeve.

Situata në rajon dhe bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndmor, si edhe proceset integruese të këtij rajoni në Bashkimin Evropian, zunë një vend të rëndësishëm në bashkëbisedimin e presidentit Begaj me zyrtarin e lartë amerikan.

Ai i përcolli falenderimet për dedikimin e Presidentit Biden dhe administratës së SHBA për angazhimin e tyre të vazhdueshëmm në rajon, duke vlerësuar si thelbësor, rolin e SHBA-ve për rajonin tonë.

Në takim u vu theksi tek domosdoshmëria e uljes së tensioneve në marrëdheniet Kosovë-Serbi dhe nisjes së zbatimit të Marrëveshjes së dakordësuar me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-ve.

Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria do të vijojë të jetë një partner i ngushtë i SHBA-ve për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.