Bejko paralajmëron përjashtime: Konservatorët britanikë hoqën 20 deputetë, PD nuk do të bashkohet kurrë me Berishën

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko ka deklaruar se konservatorët britanikë hoqën 20 deputetë për shkak se nuk mbanin të njëjtin qëndrim si partia duke nënkuptuar këtu se mund të ketë përjashtime. Dje, në një intervistë televizive ai tha se nuk ka kuptim që të vazhdojë të qëndrojë në parti Sali Berisha kur vetë Bardhi […]

Shtator 20, 2023 - 09:55
 0
Bejko paralajmëron përjashtime: Konservatorët britanikë hoqën 20 deputetë, PD nuk do të bashkohet kurrë me Berishën

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko ka deklaruar se konservatorët britanikë hoqën 20 deputetë për shkak se nuk mbanin të njëjtin qëndrim si partia duke nënkuptuar këtu se mund të ketë përjashtime. Dje, në një intervistë televizive ai tha se nuk ka kuptim që të vazhdojë të qëndrojë në parti Sali Berisha kur vetë Bardhi që sot është bashkuar me të e ka përjashtuar nga partia.“Këta jo vetëm që nuk janë në linjën e partisë dhe nuk i zbatojnë vendimet e partisë, del e thotë ‘nuk e njoh partinë’. Po si del ti flet në emër të partisë kur ti nuk njeh kryetarin e forumeve të partisë? Po ata njerëz, ata demokratë që rezistuan?  Ata demokratë që nuk u bashkuan me Berishën nuk është se qëndruan nga unë, nga Basha, nga Bardhi apo të tjerët. Ata janë demokratë që e kanë refuzuar Berishën në kohën kur ne të tjerët nuk flisnim. Unë kam respekt për ata dhe do t’i mbështes deri në fund”, u shpreh Bejko. Nënkryetari i PD-së, Roland Bejko tha se Partia Demokratike nuk do të bashkohet kurrë me Foltoren. Sipas tij, bashkimi është fuqi, por jo me Berishën dhe ‘berishizmin’. Bejko iu drejtua dhe Bardhit kur tha se është e pamohueshme që PD-ja ka investuar vetëm në ruajtjen e demokracisë dhe kurrë nuk ka bashkëpunuar me Ramën. “Unë jam për bashkim, por me largimin e Berishës dhe ‘berishizmit’. Po u bashkua dhe Partia Demokratike me Foltoren në Shqipëri vendoset monopoli politik dhe materializohet përjetësisht marrëveshja e 2008-s midis Ramës dhe Berishës. Marrëveshja e 2008-s i dha monopolin politik dy krerëve të dy partive dhe futi sistemin dy-partiak në Shqipëri, prandaj gjëja e parë që do të bëjë Partia Demokratike sapo t’i jepet mundësia, që të fitojë shumicën e shqiptarëve dhe të mbështetjes, do të shfuqizojë vendimin e marrëveshjes së 2008-s. 2008-ta e ka dëmtuar demokracinë, e ka dëmtuar sistemin zgjedhor dhe votën”, u shpreh Bejko.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.