“Beleri”/ Avokati: Berisha e Meta mbrojnë një analfabet! Ndërhyrja e Greqisë? Cenon sovranitetin!

Çështja e kryebashkiakut të zgjedhur në bashkinë Himarë, Fredi Beleri është kthyer sërish në kryefjalën e diskutimeve jo vetëm në vendin tonë por edhe në Greqi. Prania e shtetit fqinj në vendin tonë në protesta e thirrje për krisje të marrëdhënieve diplomatike nëse nuk lirohet Fredi Beleri ka hapur një diskurus të madh të reagimeve […]

Gusht 16, 2023 - 18:57
 0
“Beleri”/ Avokati: Berisha e Meta mbrojnë një analfabet! Ndërhyrja e Greqisë? Cenon sovranitetin!

Çështja e kryebashkiakut të zgjedhur në bashkinë Himarë, Fredi Beleri është kthyer sërish në kryefjalën e diskutimeve jo vetëm në vendin tonë por edhe në Greqi. Prania e shtetit fqinj në vendin tonë në protesta e thirrje për krisje të marrëdhënieve diplomatike nëse nuk lirohet Fredi Beleri ka hapur një diskurus të madh të reagimeve në tryezat e diskutimeve.

Në këtë vazhdë ishte edhe diskutimi i avokatit të njohur, Idajet Beqiri së bashku me demokratin Saimir Korreshi të ftuar me gazetarin e Report Tv Emiliano Islami.

Sipas Beqirit, zgjedhja e më pas mbrojtja e dyshes Berisha-Meta të Fredi Belerit është absurde, po aq absurde është edhe reagimi i Greqisë pasi tregon primitivitet. Nga ana tjetër, juristi bëri thirrje që të reagojë edhe vetë Bashkimi Evropian pasi Greqia po cenon drejtpërdrejt sovranitetin e vendit tonë.

“Çështja konkrete i përket Prokurorit dhe gjykatës. Sa i takon protestës është primitivitet i jashtëzakonshëm dhe më e jashtëzakonshmja është që ky primitivitet vjen nga një vend i BE. Protestë me parullën “Lironi Fredi Beleri”, se kujt ja drejtojnë thirrjen një zot e di sepse gjykatat nuk marrin vendimet në bazë të protestave. E rëndë është gjithashtu që kanë ardhur disa zyrtarë të lartë të Greqisë që presupozohet që e njohin mirë ligjin dhe sovranitetin e një vendi tjetër. Kjo është një shkelje e hapur e sovranitetit të Shqipërisë. Shteti shqiptar duhet të reagonte më fort duke nisur nga presidenti me një botë proteste. Duhet të ketë reagim qeveritar.

Unë e konsideroj të gabuar dhe si një qëndrim me dy standarde edhe atë të BE, sepse ne jemi kandidatë të BE-së dhe jemi në prag të hyrjes së BE. Por kemi kaluar një kalvar të gjatë dhe kryesorja që na kërkohej ishte reformimi ligjor dhe tani ata shikojnë që ndërhyn Greqia dhe ulërinë në Himarë sikur e kanë truallin e vetë dhe ulërijnë kundër vendimeve të gjykatës dhe i shkelin vendimet me të dyja këmbët. Të çosh në Himarë nja analfabet që as 10 fjalë që nuk di të lidhë… nuk e di. “- tha Beqiri./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.