Beleri ‘bie’ edhe në Gjykatën e Lartë, refuzohet rekursi për t’u betuar

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës. Gjykata e Lartë e rrëzoi kërkesën e Belerit. Ky i fundit qëndron në qeli që prej 12 Majit të vitit të kaluar, kur u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore për blerje votash. Disa javë më […]

Prill 25, 2024 - 14:45
 0
Beleri ‘bie’ edhe në Gjykatën e Lartë, refuzohet rekursi për t’u betuar

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.

Gjykata e Lartë e rrëzoi kërkesën e Belerit. Ky i fundit qëndron në qeli që prej 12 Majit të vitit të kaluar, kur u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore për blerje votash.

Disa javë më parë, Beleri u dënua nga Shkalla e Parë e GJKKO me 2 vite burgim, vendim të cilin ai e ka apeluar.

Kandidati i Athinës, Berishës dhe Metës ka bërë disa herë kërkesë për të marrë leje për të dalë nga qelie dhe më pas të bëhet betimi i tij si kryebashkiak, pretendime që janë rrëzuar nga GJKKO, por dhe Apeli i Posaçëm.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.