Bellingham nuk luajti asnjë minutë kundër Las Palmasit

Jude Bellingham nuk luajti asnjë minutë kundër Las Palmasit në suksesin 2-0 të Realit. Por kjo nuk e pengon mesfushorin anglez që të kryesojë një renditje të veçantë mes pesë ligave më të rëndësishme në Europë. Ai kryeson jo vetëm listën e golashënuesve në Spanjë – e ndan atë me Moratën dhe Levandovskin – por […]

Shtator 29, 2023 - 17:00
 0
Bellingham nuk luajti asnjë minutë kundër Las Palmasit

Jude Bellingham nuk luajti asnjë minutë kundër Las Palmasit në suksesin 2-0 të Realit.

Ai kryeson jo vetëm listën e golashënuesve në Spanjë – e ndan atë me Moratën dhe Levandovskin – por kryeson dhe listën e lojtarëve që kanë pësuar më shumë ndërhyrje të gabuara në Europë në këto javët e para të sezonit të ri.

Hapi i tij i mrekullueshëm, aftësia e tij për të thyer linjat kundërshtare dhe aftësia e tij për të vënë në lëvizje lojën e skuadrës së Ançelotit kanë bërë që, ndër të tjera, britaniku të jetë objektivi kryesor i rivalëve kur përballen me Realin e Madridit.

Në shtatë ndeshjet që ka luajtur deri më tani në ndeshjet zyrtare, Bellingam ka pësuar 24 faulle, që do të thotë mesatarisht 3.4 faulle për ndeshje. Podiumi i futbollistëve që marrin më shumë shkelma nga ligat kryesore europiane plotësohet nga Lukas Okampos i Seviljes dhe Matia Zakanji i Lacios me 22 faulle.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.