Ben Wallace jep dorëheqjen nga posti i sekretarit britanik të Mbrojtjes

Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace, ka zyrtarizuar dorëheqjen e tij nga ky post. Ai luajti një rol kyç në mbështetjen e Ukrainës

Gusht 31, 2023 - 12:14
 0
Ben Wallace jep dorëheqjen nga posti i sekretarit britanik të Mbrojtjes

Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace, ka zyrtarizuar dorëheqjen e tij nga ky post. Ai luajti një rol kyç në mbështetjen e Ukrainës kundër pushtimit rus dhe së fundmi kishte paralajmëruar se dëshironte të largohej nga posti i tij.

 

Wallace, 5 vjeç, kishte deklaruar gjatë verës synimin e tij për t’u tërhequr nga jeta politike pas nëntë vitesh në qeveri, duke përfshirë katër vite në Ministrin e Mbrojtjes.

 

“Unë u zgjodha deputet në vitin 2005 dhe pas gjithë këtyre viteve është koha për të investuar në aspekte të jetës sime që i kam lënë pas dore dhe për të eksploruar mundësi të reja”, shkruan ai në letrën e dorëheqjes së tij të lëshuar nga zyra e kryeministrit Rishi Shunak.

 

Pritet që kabineti qeveritar shumë shpejt të zyrtarizojë pasardhësin e tij.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.