Benet Beci ‘sfidon’ Ndreun: Pushka top Pjerinit! Po me Shkodrën vështirë e ka…!

Nuk ka vonuar dhe Benet Beci i është kundërpërgjigjur sfidës së kryebashkiakut lezhjan, Pjerin Ndreu me gojën e kryeministrit. “Spanjë e vogël, Lezhë e madhe, pushka top Pjerinit! Po me Shkodrën vështirë e ka, se siç ka shkrujt Koliqi: “Shkodra kumbon me zane, zhurmë e jetë”, e vështirë se para i del kush vetë”– shkruan Benet Beci […]

Gusht 8, 2023 - 17:50
Tetor 6, 2023 - 11:07
 0
Benet Beci ‘sfidon’ Ndreun: Pushka top Pjerinit! Po me Shkodrën vështirë e ka…!

Nuk ka vonuar dhe Benet Beci i është kundërpërgjigjur sfidës së kryebashkiakut lezhjan, Pjerin Ndreu me gojën e kryeministrit.

“Spanjë e vogël, Lezhë e madhe, pushka top Pjerinit! Po me Shkodrën vështirë e ka, se siç ka shkrujt Koliqi: “Shkodra kumbon me zane, zhurmë e jetë”, e vështirë se para i del kush vetë”– shkruan Benet Beci në facebook.

Fillimisht ishte Edi Rama që shkroi:

“Me kryebashkiakun (Pjerin Ndreun) që vit pas viti po e kthen Lezhën turistike në Spanjën e vogël të Shqipërisë, duke diskutuar për sfidën e transformimit të Ranës së Hedhun në një destinacion të turizmit mesdhetar me pesë yje. (Pjerini e ka fiksim të vjetër të sfidojë Jonin me një zhvillim fantastik në Adriatik. Nëse bashkohet me Benetin ka shumë gjasë t’ia dalin, por halli është se ky do që të sfidojë edhe Shkodrën)”.

Benet Beci apo Pjerin Ndreu, cili do ta sfidojë tjetrin në fushën e turizmit dhe mirëmenaxhimit të Bashkisë? Të shohim!/m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.