Bënte propagandë për terrorizëm, SPAK dënon me 4 vite burg Gentjan Çollakun

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite burg Gentjan Çollakun për veprën penale të nxitjes dhe propagandës për kryerjen e veprimeve me qëllime terroriste. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Çollaku do të kryejë vetëm 2 vite e 8 muaj burg. Prokuroria e Posaçme kërkoi në pretencën e saj dënimin me 4 vite e […]

Nëntor 2, 2023 - 12:10
 0
Bënte propagandë për terrorizëm, SPAK dënon me 4 vite burg Gentjan Çollakun

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite burg Gentjan Çollakun për veprën penale të nxitjes dhe propagandës për kryerjen e veprimeve me qëllime terroriste.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Çollaku do të kryejë vetëm 2 vite e 8 muaj burg. Prokuroria e Posaçme kërkoi në pretencën e saj dënimin me 4 vite e 6 muaj.

Gentjan Çollaku me origjinë nga Kavaja u arrestua nga anti-terrori pasi bënte thirrje për terrorizëm në rrjete sociale.

Ai mbahej nën vëzhgim prej vitit 2021 nga agjentë të anti-terrorit. Çollaku përdorte 16 profile të ndryshme në rrjetin social Facebook nga ku postonte thirrjet pro ISIS dhe kundër koalicionit global anti-terrorizëm.

Në disa prej tyre ai shprehte pikëpamjet e tij pro ISIS.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.