Beqaj pas daljes nga SPAK: Po zbatoj vendimin e Gjykatës, jam nën hetim

Ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj  ishte edhe këtë të premte në SPAK, sipas vendimit të gjykatës. Ai tha se kishte shkuar në respektim të vendimit të gjykatës në prokurori, ndërsa theksoi se duhet ndarë çështja nëse ai është person nën hetim, siç i është thënë deri më tani, apo palë e tretë. “Siç ju e […]

Mars 8, 2024 - 16:50
 0
Beqaj pas daljes nga SPAK: Po zbatoj vendimin e Gjykatës, jam nën hetim

Ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj  ishte edhe këtë të premte në SPAK, sipas vendimit të gjykatës.

Ai tha se kishte shkuar në respektim të vendimit të gjykatës në prokurori, ndërsa theksoi se duhet ndarë çështja nëse ai është person nën hetim, siç i është thënë deri më tani, apo palë e tretë.

“Siç ju e dini unë jam në hetim prej katër muajsh. Vij çdo të premte për të zbatuar vendimin e gjykatës. Kur kam kërkuar aktet më është vënë përpara një urdhër i kancelares që flet për palë të treta. Duhet të ma ndajnë jam person në hetim apo palë e tretë.

Si palë e tretë ka të tjera çështje. Unë jam person nën hetim dhe udhëzimi i përgjithshëm i drejtuesit të SPAK i shtatorit, flet për një procesverbal që mbart prokurori i shënimeve dhe shpenzimeve dhe jo personi nën hetim. Duhet ta ndajnë jam palë e tretë apo person nën hetim”, – tha Beqaj./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.