Beqiri: Jam avokat te procesi “Dumani”, shumë kriminelë kanë ndryshuar krah politik

Avokat Idajet Beqiri  tha  se SPAK ka goditur krimin e organizuar dhe tashmë politika ka frikë ti afrojë serish pranë vetes. Në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’, juristi Beqiri tha se si avokat i procesit “Dumani” është i interesuar dhe po e ndjek këtë çështje nga afër, sepse sikurse u shpreh ai, ka shumë ngjarje […]

Maj 18, 2024 - 10:35
 0
Beqiri: Jam avokat te procesi “Dumani”, shumë kriminelë kanë ndryshuar krah politik

Avokat Idajet Beqiri  tha  se SPAK ka goditur krimin e organizuar dhe tashmë politika ka frikë ti afrojë serish pranë vetes.

Në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’, juristi Beqiri tha se si avokat i procesit “Dumani” është i interesuar dhe po e ndjek këtë çështje nga afër, sepse sikurse u shpreh ai, ka shumë ngjarje pa autor.

“Duhet ta pranojmë që krimi i organizuar po merr goditje vdekje-prurës dhe po tronditet. Një mori krimesh janë të pazbuluara dhe unë personalisht jam avokat te procesi i “Dumanit” dhe po ndjek këtë proces që çfarë ka dal dhe si po zhvillohet kjo çështje” u shpreh ai.

Ndër të tjera ai deklaroi se, procesi është futur thellë, që do thotë nuk po ngelet skutë pa e gërmuar për të zbuluar gjithë krimet.

“Kemi shumë vrasje pa autor dhe nuk e dimë kush janë , janë këta apo janë të tjerët që kanë vrarë dhe vazhdojnë të vrasin. Ata janë fuqizuar ekonomikisht dhe ndryshojnë krah politik sipas rastit. Kjo goditje ka shpërndarë folenë e “grerëzave” dhe politika ka frikë që ti afrohet këtyre pas këtyre goditjeve” shtoi ai.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.