Berisha-Bardhi/ Hasa: Zgjodhën rrugën e gabuar, udha e mbarë gjithkujt që i bashkohet bunkerit antiamerikan

Anëtari i kryesisë së PD-së, Endri Hasa e cilësoi si të gabuar zgjedhjen e deputetëve demokratë për të marrë pjesë në mbledhjen e thirrur nga Gazment Bardhi me qëllim unifikimin e qëndrimit opozitar. Për “Special Report” me Arlind Isa, ai tha se deputetët zgjodhën t’i bashkohen ‘bunkerit’ të non grata-s. “Udha e mbarë gjithkujt që […]

Shtator 5, 2023 - 20:46
 0
Berisha-Bardhi/ Hasa: Zgjodhën rrugën e gabuar, udha e mbarë gjithkujt që i bashkohet bunkerit antiamerikan

Anëtari i kryesisë së PD-së, Endri Hasa e cilësoi si të gabuar zgjedhjen e deputetëve demokratë për të marrë pjesë në mbledhjen e thirrur nga Gazment Bardhi me qëllim unifikimin e qëndrimit opozitar. Për “Special Report” me Arlind Isa, ai tha se deputetët zgjodhën t’i bashkohen ‘bunkerit’ të non grata-s.

“Udha e mbarë gjithkujt që do t’i bashkohet bunkerit anti-amerikan dhe kullës së madhe të korrupsionit që duan të ndërtojnë në Tiranë. Ne nuk i kemi bërë betejat për karriget por për demokratët. Ne kemi shprehur bindjen tonë, prej dy vitesh PD kaloi një fazë të vështirë sepse ne u ndamë njëherë e përgjithmonë nga e kaluara, korrupsioni dhe non gratat.

Demokratët i bënë zgjedhjet e tyre në kuvendin e 2 Shtatorit. Ata u mblodhën për të ardhmen e PD-së. Ne duhet ta mbyllim dalëngadalë këtë debat të tejzgjatur prej dy vitesh që ka ndodhur brenda PD-së për shkak dhe me pikënisjen me shpalljen non grata të Berishës. Disa nga këta deputetë kanë qëndruar, sot dolën në dritën e diellit për ata që kanë pasur qëllime të tjera, që kanë penguar aksionin opozitar të PD gjatë një viti e pak, që kanë penguar demokratët të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit duke thurur intriga. “, theksoi Hasa.

Sipas tij, sot dolën në dritë ata që iu thoshin demokratëve që po bëjmë beteja në emrin tuaj por në fund treguan se iu shërbejnë interesave të ‘Trekëndëshit të Bermudës’.

“Për mua kanë zgjedhur rrugën e gabuar. Ata mendonin dikur se kolegët e tyre kishin zgjedhur rrugën e gabuar. Nuk e dinë se cilat janë arsyet por siç duket mali i madh i korrupsionit, kulla e korrupsionit paska pasur një atraksion magnetik për disa. Do të ishte mirë të bashkoheshin me demokratët. Ishin të ftuar të vinin në Kuvendin e tyre kombëtar. Ka plot deputetë që kanë harruar prej muajsh zgjedhësit e tyre, aq më tepër anëtarët e partisë së tyre.“, shtoi Hasa.

Ai shtoi se nuk ndjen keqardhje për askënd që vendos të largohet.

“Nuk ndjej keqardhje për askënd që ka cenuar interesat e demokratëve, që ka zgjedhur me vullnetin e lirë të bashkohet në një rrugë të paudhë kundër aleatëve euro atlantik, që është sanksionuar me kuvend kombëtar me 18 Dhjetor, jemi ndarë njëherë e përgjithmonë nga non gratat.“, tha mes të tjerash ai./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.