Berisha do heqjen e masës së sigurisë, SPAK kërkon përjashtimin e Olldashit. Seanca shtyhet për në 14:00

Seanca në Apelin e Posaçëm për shqyrtimin e kërkesës së ish-kryeministrit, Sali Berisha, për heqjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” është shtyrë për në ora 14:00. Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në gjykatë  kërkesën për përjashtimin e gjyqtares, Iliriana Olldashi, në seancën e shqyrtimit të kërkesës për shuarjen e masës së […]

Nëntor 24, 2023 - 09:38
 0
Berisha do heqjen e masës së sigurisë, SPAK kërkon përjashtimin e Olldashit. Seanca shtyhet për në 14:00

Seanca në Apelin e Posaçëm për shqyrtimin e kërkesës së ish-kryeministrit, Sali Berisha, për heqjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” është shtyrë për në ora 14:00.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në gjykatë  kërkesën për përjashtimin e gjyqtares, Iliriana Olldashi, në seancën e shqyrtimit të kërkesës për shuarjen e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, Sali Berisha.

“Duke iu përgjigjur interesit të lartë të medias dhe publikut, mbi zhvillimin e seancës gjyqësore të datës 24.11.2023, ora 09:00, mbi çështjen penale nr. 173 akti, datë 17.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim S.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 442, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konstatimin e humbjes së fuqisë së masave të sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, informon se trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, urdhëroi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datë 24.11.2023, ora 14:00”, thuhet në njoftimin e GJKKO.

Gjyqtarja Ilirjana Olldashi pretendohet se është në konflikt interesi për të dhënë vendim për dhëndrin e ish-kryeministrit, Jamambër Malltezin.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.