Berisha do të marrë pjesë në seancat plenare? Shqyrtohet sot kërkesa në Apelin e Posaçëm

Sot në Apelin e Posaçëm shqyrtohet kërkesa e deputetit Sali Berisha për ta lejuar të marrë pjesë në seancat plenare. Kujtojmë se më 12 Mars, Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën tjetër të avokatëve të Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për revokim të masave të sigurisë. Sipas trupës gjykuese kërkesat rezultonin të pabazuara në […]

Mars 19, 2024 - 10:10
 0
Berisha do të marrë pjesë në seancat plenare? Shqyrtohet sot kërkesa në Apelin e Posaçëm

Sot në Apelin e Posaçëm shqyrtohet kërkesa e deputetit Sali Berisha për ta lejuar të marrë pjesë në seancat plenare.

Kujtojmë se më 12 Mars, Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën tjetër të avokatëve të Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për revokim të masave të sigurisë. Sipas trupës gjykuese kërkesat rezultonin të pabazuara në ligj e prova.

SPAK po e heton Berishën me dyshimet se është përfshirë në korrupsion në procedurën e privatizimit të ish kompleksit “Partizani”. Akuzë e cila është mohuar nga ish kryeministri që e konsideron hetimin ndaj tij si politik.

Për të njëjtën çështje në arrest shtëpie po qëndron edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Sali Berisha ndodhet i izoluar në banesën e tij që prej 30 Dhjetorit 2023 me vendim të GJKKO-së. Ashpërsimi i masës ndaj tij prej SPAK erdhi si pasojë e moszbatimit të vendimit të gjykatës për t’u paraqitur para agjentëve të BKH-së.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.