Berisha e Malltezi tentojnë t’i shmangen SPAK-ut me makinacione avokatësh

Sali Berisha të enjten për herë të parë në SPAK. Ish kryeministrit i është dërguar njoftimi për t’u marrë në pyetje lidhur me dosjen e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Po ashtu edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi është njoftuar për t’u paraqitur nesër në cilësinë e personin nën hetim. Avokatja e Malltezit, Antoneta Sevdari, […]

Janar 16, 2024 - 14:32
 0
Berisha e Malltezi tentojnë t’i shmangen SPAK-ut me makinacione avokatësh

Sali Berisha të enjten për herë të parë në SPAK. Ish kryeministrit i është dërguar njoftimi për t’u marrë në pyetje lidhur me dosjen e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Po ashtu edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi është njoftuar për t’u paraqitur nesër në cilësinë e personin nën hetim.

Avokatja e Malltezit, Antoneta Sevdari, në një prononcim për TCh, tregoi se ka kërkuar shtyrje për seancën e klientit të saj.

“Unë do jem në një gjykim qe nuk e le dot, ndërsa avokati tjetër nuk është në Shqipëri”, tha avokatja Sevdari.

Me të njëjtin arsyetim, edhe avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha kërkuan shtyrje të seancës.
Avokati Sokol Mëngjesi tregoi se kanë një agjendë tjetër dhe nuk mund të vijnë në orën 10:00 për të shoqëruar Berishën.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.