Berisha ‘hakmerret’/ Mbledhja e përbashkët e deputetëve të opozitës: Do votohet kundër marrëveshjes me Gjermaninë dhe….!

Të tjera detaje kanë dalë pas mbledhjes së përbashkët të deputetëve të opozitës, ku të pranishëm ishin edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Sipas burimeve për Panorama TV, bëhet me dije se deputetët janë dakordësuar që të votojnë në grup kundër dy nismave ligjore. Bëhet fjalë për projektligjin […]

Shtator 13, 2023 - 19:20
 0
Berisha ‘hakmerret’/ Mbledhja e përbashkët e deputetëve të opozitës: Do votohet kundër marrëveshjes me Gjermaninë dhe….!

Të tjera detaje kanë dalë pas mbledhjes së përbashkët të deputetëve të opozitës, ku të pranishëm ishin edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Sipas burimeve për Panorama TV, bëhet me dije se deputetët janë dakordësuar që të votojnë në grup kundër dy nismave ligjore.

Bëhet fjalë për projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin teknik 2022 për projektin “Ekonomia qarkulluese për zhvillimin e qëndrueshëm urban në Shqipëri”.

Dhe për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar.

Kundershtia per projketligjin e pare vjen pasi, deputetet dhe aleatet e PD-se shprehen se qeveria shqiptare ka harxhuar miliona euro per mbetjen ne aferat me inceneratoret.

Ndersa sa i perket projketligjit per GjK, ata jane shprehur se nuk jane dakord me rritjen e rrogave e vetem anetareve te Kushtetueses, por mendojne se nese duhet te kete rrritje pagash, ato duhet te reflektohen ne te gjithe sistemin e drejtesise./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.