Berisha harron vitet e presidencës së tij: Qeveria e sotme, më stalinistja e 32 viteve

Sali Berisha ka përshëndetur takimin e deputetëve opozitarë dhe aleatëve, i thirrur nga Gazment Bardhi, me qëllimin që opozita të bashkërendojë qëndrimin e saj në parlament. Teksa, akuzoi Ramën se ka krijuar një mekanizëm që devijon vullnetin e shqiptarëve, Berisha u shpreh se opozita ka një misioni të vështirë përpara, teksa përsëriti thirrjen për protesta. […]

Shtator 5, 2023 - 12:53
 0
Berisha harron vitet e presidencës së tij: Qeveria e sotme, më stalinistja e 32 viteve

Sali Berisha ka përshëndetur takimin e deputetëve opozitarë dhe aleatëve, i thirrur nga Gazment Bardhi, me qëllimin që opozita të bashkërendojë qëndrimin e saj në parlament.

Teksa, akuzoi Ramën se ka krijuar një mekanizëm që devijon vullnetin e shqiptarëve, Berisha u shpreh se opozita ka një misioni të vështirë përpara, teksa përsëriti thirrjen për protesta.

Berisha “ka harruar” presidencën e tij 1992-1997 dhe shtetin policor që kishte instaluar, ku dhunës së paprecedentë nuk i shpëtuan jo vetëm opozitarët, por edhe gazetarë e qytetarë të thjeshtë e deri në djegie të redaksive të mediave.

Ai shprehet se kjo qeveri është më stalinistja që ka parë vendi.

“Falënderoj Bardhin dhe të gjithë ata të cilët mendoj se në një moment shumë të rëndësishëm të jetës politike u angazhuan për thirrjen e këtij takimi të shumëpritur nga populli i përçmuar opozitar. Ju falënderoj që jeni këtu. Shpreh bindjen se në kushtet në të cilat ndodhet vendi, misioni i opozitës shqiptare është më i vështiri që ajo ka patur në 32 vite, por edhe më vendimtari. Ne ulemi këtu me mandat deputeti dhe jemi kaq dhe të tjerë që s’janë këtu, por në fund të fundit nuk duhet të harrojmë që mandatet tona janë marrë në një terren që qeveria ka ndryshuar vullnetin e qytetarëve.

Opozita nuk mund të pranojë të bjerë në fatalitet, është ajo që ka misionin të japë zgjidhje e të krijojë shpresën. Ky takim është mesazhi më i duhur që ne iu dërgojmë mbi 600 mijë qytetarëve që në kushtet më të pabarabarta qëndruan si idealistë dhe votuan opozitën edhe në farsën e 14 majit.

Rama ka krijuar mekanizmat për grabitjen e mandateve. Vetëm protesta popullore mund t’i tregojë vendin e tij. Por kjo nuk është arma e vetme. Opozita duhet të shfrytëzojë çdo hapësirë, në radhë të parë në parlament, i cili drejtohet në mënyrë staliniste. Ne duhet të bëjmë gjithçka për një bashkërendim dhe për të shfrytëzuar hapësirat për të nxjerrë në pah të vërtetat e regjimit”, tha Berisha.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.