Berisha i shqetësuar nga rënia e euros: E bëri qeveria këtë punë. Tregon se ky është narko-shtet

Për rënien e euro, ish-kryeministri Sali Berisha ka fajësuar qeverinë. Teksa tha se vendi është në një situatë dramatike, për Berishën, ky është një tregues shumë i qartë se Shqipëria është një “narkoshtet”. “Situata është dramatike, qeveria me veprimet e saj ka favorizuar këtë fenomen, me kredi që merr në euro, me mbajtjen e investimeve, […]

Gusht 9, 2023 - 12:25
 0
Berisha i shqetësuar nga rënia e euros: E bëri qeveria këtë punë. Tregon se ky është narko-shtet

Për rënien e euro, ish-kryeministri Sali Berisha ka fajësuar qeverinë. Teksa tha se vendi është në një situatë dramatike, për Berishën, ky është një tregues shumë i qartë se Shqipëria është një “narkoshtet”.

“Situata është dramatike, qeveria me veprimet e saj ka favorizuar këtë fenomen, me kredi që merr në euro, me mbajtjen e investimeve, pra është krijuar një raport shkatërrues për ekonominë, dëshmi më flagrante e narko shtetit. Kjo që ne shohim sot, kjo është shfaqja më e sigurt e narkoshtetit shqiptar. Gjithçka në funksion të grupeve kriminale, kjo është vetëm maja e ajsbergut. Kjo është narkoeuro”, tha Berisha.

Në konferencën për mediat, ai tha se nga kjo rënie e pësojnë familjet shqiptare dhe përfitojnë trafikantët e drogës.

“Nga ky raport goditen në masë qindra dhe mijëra familje shqiptare që mbyllin ditën dhe muajt me të ardhurat e tyre në sipërmarrje që eksportojnë. Nga ky raport goditet mbi 30% e popullatës shqiptare e cila jeton, përballon ditën me remitancat e rregullta që u dërgohen nga njerëzit e vet në emigracion dhe nja 40% të tjera që marrin herë pas here dhe i kanë pjesë të llogaritur të buxhetit. Nga ky raport ata që përfitojnë janë përbindëshit e trafiqeve të drogës”, tha Berisha.

Në këto kushte, sipas Berishës asnjë veprim i Bankës së Shqipërisë, nuk është i vlefshëm.

“Banka nuk mund të përballet me këtë përbindësh që është narko euro, ajo e shuan bankën, të gjitha kursimet e qytetarëve në euro janë vlerësuar në mënyrë dramatike”, përfundoi Berisha.

Sot 1 euro këmbehet me 103.65 lekë, duke fituar 0.03 pikë në 24 orët e fundit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.