Berisha kërkon përjashtimin e gjyqtares Gjoka, dorëzohet në GJJKO shkresa zyrtare

Do të merret në shqyrtim kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i kërkesës penale të SPAK për marrjen në pyetje të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit është nën hetim nga SPAK për aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Sipas njoftimit zyrtar nga Gjykata e Posaçme, mësohet se është paraqitur sot […]

Tetor 26, 2023 - 11:10
 0
Berisha kërkon përjashtimin e gjyqtares Gjoka, dorëzohet në GJJKO shkresa zyrtare

Do të merret në shqyrtim kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i kërkesës penale të SPAK për marrjen në pyetje të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit është nën hetim nga SPAK për aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Sipas njoftimit zyrtar nga Gjykata e Posaçme, mësohet se është paraqitur sot në orën 09:45 shkresa zyrtare nga pala mbrojtëse e Berishës. Mësohet se këtë kërkesë e ka marrë nën shqyrtim gjytarja Flora Hajredinaj.

“Në kryesekretarine e GJKKO-së, ditën e sotme, datë 26.10.2023, ora 09:45, është paraqitur kërkesa e kërkuesit Sali Berisha, me objekt: “Kërkohet përjashtimi i gjyqtares Irena Gjoka”, nga gjykimi i kërkesës penale të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha, me bazë ligjore nenet 17, 18, 19, 21, 22, 23 të Kodit të Procedurës Penale. Duke qenë se gatishmëria për javën 23.10.2023-29.10.2023, referuar urdhërit të gatishmërisë të zv.Kryetares së gjykatës, i takon gjyqtares Irena Gjoka, kjo kërkesë i ka kaluar për shqyrtim gjyqtares pasardhëse të gatishmërisë, Flora Hajredinaj. Gjyqtarja Flora Hajredini do te shqyrtoje kerkesen per perjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka”, thuhet në njoftimin zyrtar të GJKKO-së.

Kujtojmë se avokatët e Berishës e kërkuan dorëheqjen e Gjokës nga çështja që në seancën e së Hënës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.