Berisha kërkon sërish leje të shkojë në Kuvend, Apeli do të shprehet në orën 15:30

U mbajt sot seanca në lidhje me kërkesën e ish kryeministrit Sali Berisha, për lejimin që të marrë pjesë në seancat parlamentare. Avokati i tij Genc Gjolutaj njoftoi se SPAK kërkon që Berisha të trajtohet sipas ligjit të të paraburgosurve. Sipas ligjit nuk parashikohet që një i paraburgosur të lejohet të shkojë ne vendin e […]

Mars 25, 2024 - 12:40
 0
Berisha kërkon sërish leje të shkojë në Kuvend, Apeli do të shprehet në orën 15:30

U mbajt sot seanca në lidhje me kërkesën e ish kryeministrit Sali Berisha, për lejimin që të marrë pjesë në seancat parlamentare.

Avokati i tij Genc Gjolutaj njoftoi se SPAK kërkon që Berisha të trajtohet sipas ligjit të të paraburgosurve.

Sipas ligjit nuk parashikohet që një i paraburgosur të lejohet të shkojë ne vendin e punës.

GJKKO është tërhequr për të marrë vendimin, që pritet të jepet rreth orës 15:30.

“Ju e dini që sot gjykimi ishte për kërkesën tonë që Berisha të futej në Kuvendin e Shqipërisë dhe ne paraqitëm pretendimin tonë. Ata nuk pranojnë në mënyrë në absolute.

SPAK koncepton që Berisha të trajtohet nga ligji i të paraburgosurve, si një njeri i thjeshtë. Kjo është strategjia e Edi Ramës dhe atyre që e kanë stisur këtë çështje”, tha ai.

Berisha ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023 dhe nëse do të mungojë në Kuvend deri në muajin qershor, atëherë mandati i tij do të digjet automatikisht.

Kjo pasi çdo deputet humb mandatin në rast se nuk paraqitet në asnjë seancë parlamentare për një afat kohor prej 6 muajsh.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.