Berisha: Këta rrinë në pushtet sepse nuk jemi ngritur ne. Kemi një mision….!

Sali Berisha është shprehur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD se nuk ka të ardhme me Edi Ramën kryeministër. “Për ne kjo situatë, këto zhvillime duhet të na ndërgjegjësojnë se ky vend të ardhme me Edi Ramën nuk ka. Nuk ka të ardhme pa zgjedhje të lira. PD-ja ka mision dhe në këtë mision […]

Gusht 5, 2023 - 15:29
 0
Berisha: Këta rrinë në pushtet sepse nuk jemi ngritur ne. Kemi një mision….!

Sali Berisha është shprehur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD se nuk ka të ardhme me Edi Ramën kryeministër.

“Për ne kjo situatë, këto zhvillime duhet të na ndërgjegjësojnë se ky vend të ardhme me Edi Ramën nuk ka. Nuk ka të ardhme pa zgjedhje të lira. PD-ja ka mision dhe në këtë mision së pari do të bëjë gjithçka për të qartësuar çdo qytetar. Se kushti i të gjitha kushteve për ndryshimin e pushteteve është zgjedhja e lirë”, u shpreh Berisha.

Sipas Berishës, Rama vijon të qëndrojë në qeveri sepse PD nuk është ngritur.

“Me këtë pushtet në kohën më të parë të mundshme duhet të përballemi dhe ju garantoj që ky pushtet është një kalbësirë. Kanë filluar ministrat të zbrazin zyrat, të mbysin thasët me shkresa dhe dokumente për t’i fshehur e djegur sepse notojnë mbi krime dhe vjedhje. Këta rrinë se ne nuk jemi ngritur. Duhet ta kemi të qartë këtë. Por njerëzit ngrihen atëherë kur të krijosh bindjen me të vërtetë për të gjithë dimensionin e farsës elektorale”, u shpreh Berisha.

Një thirrje e pati edhe për ta hapur partinë.

“Të tërheqim, të afrojmë në radhët tona, të zgjerojmë në radhët tona me individë, vajza e djem burra e gra që janë të shumtë, të cilët edhe në këto kushte u faktuan mbi gjysmë milionë sepse, e them prapë, përgjegjësia për ne është shumë më e rëndë dhe e jashtëzakonshme”, tha Berisha.

Ai u shpreh se demokratët do të bëjnë gjithçka për një front opozitar sa më të gjerë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.