Berisha merr në mbrojtje Fredi Belerin: S’kishte as 50 lekë në xhep kur u arrestua, po darkonte

Sali Berisha ka dalë sërish në mbrojtje të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit. Sipas Berishës, Beleri nuk kishte as 50 lekë në xhep mbrëmjen kur u arrestua. Berisha theksoi se Beleri u burgos teksa po darkonte dhe sipas tij akuza se u kap në flagrancë duke shpërndarë para, është mashtrim. “Shikoni se çfarë […]

Shtator 16, 2023 - 13:43
 0
Berisha merr në mbrojtje Fredi Belerin: S’kishte as 50 lekë në xhep kur u arrestua, po darkonte

Sali Berisha ka dalë sërish në mbrojtje të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit.

Sipas Berishës, Beleri nuk kishte as 50 lekë në xhep mbrëmjen kur u arrestua.

Berisha theksoi se Beleri u burgos teksa po darkonte dhe sipas tij akuza se u kap në flagrancë duke shpërndarë para, është mashtrim.

“Shikoni se çfarë ndodh në rastin Beleri. Një betejë e paimagjinueshme për t’ia marrë mandatin.

E burgos në mesnatë tek po darkonte, mashtron e thotë se e kapën në flagrantë duke shpërndarë para, në një kohë kur ai nuk kishte as 50 lekë në xhep”, tha  Berisha.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.