Berisha po e ndihmon Melonin, më shumë se Rama

Nga Mero Baze Zemërimin më të madh lidhur me Marrëveshjen e tij me kryeministren Meloni, Edi Rama e ka marrë nga e majta italiane dhe natyrisht e majta evropiane. Për ta Meloni është një “fashiste” e djathtë, që kërkon të ndjek një rrugë jo evropiane kundër emigrantëve të paligjshëm . Dhe janë të zemëruar që […]

Nëntor 11, 2023 - 18:44
 0
Berisha po e ndihmon Melonin, më shumë se Rama

Nga Mero Baze

Zemërimin më të madh lidhur me Marrëveshjen e tij me kryeministren Meloni, Edi Rama e ka marrë nga e majta italiane dhe natyrisht e majta evropiane. Për ta Meloni është një “fashiste” e djathtë, që kërkon të ndjek një rrugë jo evropiane kundër emigrantëve të paligjshëm . Dhe janë të zemëruar që një alet I tyre I së majtës po I gjendet pranë në këtë manovër.

Nuk është se nuk kanë të drejtë. E majta ideologjike evropiane respekton parimet e saj dhe mbi të gjitha betejat e saj kundër të djathtës

Problemi që ka Edi Rama me ta dhe që shfaqet si problem ideologjik, në fakt buron  nga pozicioni I tij si kryeministër dhe jo nga pozicioni si kryetar I Partisë Socialiste.

Edhe ashtu ai nuk është një I majt shembullor, por në këtë rast nuk ka vepruar si udhëheqësi I të majtëve por si kryeministri I Shqipërisë. Dhe rreziqet që ka çdo politikan që merr hapa të tilla janë rreziqe pushteti, jo rreziqe ideologjike.

Paradoksalaisht, në gjithë Evropën Edi Ramën po e sulmon e majta dhe ka të drejt, përfshi dhe figura serioze të saj si Romano Prodi, që është mik I tij, kurse në Shqipëri po e sulmon ajo që quhet “e djathta”. Për ta bërë dhe më paradoksale situatën, në Shqipëri po e sulmon Sali Berisha, I cili ka dy vjet i izoluar si “non grata” dhe në Kuvendin e partisë së tij private, e vetmja politikane perëndimore që i dërgoi telegram ishte Meloni, për shkak të qëndrimeve të saj kontroverse ndaj politikës së imponuar të perëndimit ndaj figurave të tilla.

Pra në ditën më të vështirë të Berishës, Meloni I është gjendur pranë, kurse Berisha po ja kthen nderin në ditët e saj të vështira politike me Evropën.

Pavarësisht si do shkoj fati I marrëveshjes derisa ajo të vij në parlament dhe të ratifikohet, ajo përfundimisht I ka ndarë palët në dy pjesë e majta Evropiane dhe Berisha janë kundër, kurse e djathta evropiane po mbështet në heshtje Melonin në mungesë të zgjidhjeve të tjera që kanë për refugjatët.

Tani nëse Melonit ja përkthejnë dhe I thonë që përveç atyre komunistëve italianë ka dhe Sali Berishën kundër natyrisht mund të zemërohet me të, por do të ishte mirë ta kursente në këtë rast.

Thellë thellë Berisha po e ndihmon Melonin në këtë situatë më shumë se Rama. Fal tij ne kemi një opozitë të shkatërruar dhe një pushtet të plot të Edi Ramës që nuk I rrezikon gjë atij dhe kur merr vendime që janë ideologjikisht kundër parimeve të së majtës së tij.

Dhe këtë meritë duhet t’ia njoh Berishës dhe ta sqaroj Melonin të mos mërzitet.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.