Berisha u jep leje të zgjedhurve vendorë: Bashkëpunoni edhe me qeverinë, por denonconi çdo diskriminim të saj

Në Asamblenë e të Zgjedhurve Vendor Demokratë, Sali Berisha iu ka dhënë porosi kryetarëve të bashkive të drejtuara nga të zgjedhurit demokratë që të bashkëpunojnë edhe me qeverinë, por denonconi çdo diskriminim të saj. Berisha kërkoi që të kundërshtohet rritja e taksave, ndërsa kërkoi vendosjen e minimumit jetik pasi është e një rëndësie vendimtare. “Është […]

Shtator 16, 2023 - 15:44
 0
Berisha u jep leje të zgjedhurve vendorë: Bashkëpunoni edhe me qeverinë, por denonconi çdo diskriminim të saj

Në Asamblenë e të Zgjedhurve Vendor Demokratë, Sali Berisha iu ka dhënë porosi kryetarëve të bashkive të drejtuara nga të zgjedhurit demokratë që të bashkëpunojnë edhe me qeverinë, por denonconi çdo diskriminim të saj.

Berisha kërkoi që të kundërshtohet rritja e taksave, ndërsa kërkoi vendosjen e minimumit jetik pasi është e një rëndësie vendimtare.

“Është shumë e rëndësishme që të bëjmë gjithçka me votën tonë, të kundërshtojmë rritjen e taksave.

Ju ftoj gjithashtu, edhe të zgjedhurit tanë të nderuar, të përparoni me të gjithë pushtetin që keni, arsimin.

Bashkitë tona duhet të bëjnë gjithçka që kanë mundësi, me akordim bursash për të varfrit, për ta pasur arsimin si përparësi kryesore.

Të kontrolloni ndihmën ekonomike. Të bëni gjithçka për të regjistruar qytetarët që e kanë të domosdoshme ndihmën ekonomike dhe që nuk e marrin. Ne do bëjmë betejë të fuqishme për minimumin jetik. Vendosja e minimumit jetik është e një rëndësie vendimtare.

Në përputhje me ligjin, ju duhet të bashkëpunoni me qeverinë qendrore, në interes të zgjedhësve tuaj. Por do denonconi çdo diskriminim të qeverisë vendore ndaj bashkisë tuaj dhe qytetarëve tuaj.

Bashkëpunimi duhet të zbatohet mbi projekte. Ndaj, ato fonde që keni, i përqendroni në projekte sidomos nga institucionet ndërkombëtare, se ky do bëjë një diskriminim ndaj jush. Duhet të jeni shumë aktiv në bashkëpunimin ndërkombëtar, në interesin më të mirë të qytetarëve që ju drejtoni”, tha Berisha./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.