Bes Kallaku konfirmon ndarjen: Fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten, djalin e shoh më rrallë (VIDEO)

Aktori i humorit Bes Kallaku ka konfirmuar ndarjen nga këngëtarja Xhenila Myrtezaj, me të cilën ka edhe dy fëmijë. Në programin Ferma Vip, ku Besi është edhe një nga moderatorët, ai ka zbuluar se fëmijët e tyre jetojnë me Xhensila Myrtezajn, së cilës iu është referuar si ish-bashkëshortja, duke zbuluar se janë divorcuar. Aktori i […]

Mars 26, 2024 - 11:30
 0
Bes Kallaku konfirmon ndarjen: Fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten, djalin e shoh më rrallë (VIDEO)

Aktori i humorit Bes Kallaku ka konfirmuar ndarjen nga këngëtarja Xhenila Myrtezaj, me të cilën ka edhe dy fëmijë.

Në programin Ferma Vip, ku Besi është edhe një nga moderatorët, ai ka zbuluar se fëmijët e tyre jetojnë me Xhensila Myrtezajn, së cilës iu është referuar si ish-bashkëshortja, duke zbuluar se janë divorcuar.

Aktori i humorit u shpreh se vajzën, Ajkën e shikon më shpesh, ndërsa djalin pak më rrallë. Në zërin e tij dallohet një vuajtje nga ky divorc, ndërsa thotë se është mërzitur.

“Kur isha këtë herë në Itali erdhi më mori dikush. Më pyeti se çfarë ke bërë, po fëmijët? Mirë i thashë, gocën e shoh më shpesh, djalin pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. U mërzita sepse njeriu ndodhet me disa situata në jetë që nuk i ka pritur, është pak e vështirë. E rëndësishme është të jenë të mirë. Rëndësi ka që të jenë mirë me shëndet”, u shpreh Bes Kallaku në “Ferma Vip”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.