Bes Kallaku konfirmon ndarjen nga Xhensila: Fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten. Është pak e vështirë…

Moderatori dhe aktori Bes Kallaku, i njohur tanimë si Kryeplaku, konfirmoi sonte në “Ferma VIP” ndarjen nga Xhensila Myrtezaj. Gjatë bisedës me fermerët, ai tregoi se fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten. “Gocën e takoj më shpesh, djalin e shoh pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. Por mërzitem ndonjëhere se njeriut i ndodhin disa situata në […]

Mars 26, 2024 - 09:10
 0
Bes Kallaku konfirmon ndarjen nga Xhensila: Fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten. Është pak e vështirë…

Moderatori dhe aktori Bes Kallaku, i njohur tanimë si Kryeplaku, konfirmoi sonte në “Ferma VIP” ndarjen nga Xhensila Myrtezaj. Gjatë bisedës me fermerët, ai tregoi se fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten.

“Gocën e takoj më shpesh, djalin e shoh pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. Por mërzitem ndonjëhere se njeriut i ndodhin disa situata në jetë që nuk i ka pritur. Është pak e vështirë. E rëndësishme është që të jenë më mirë, të jemi falenderues se ndodh që nuk vlerësojmë ditët e mira”.

Besi gjithashtu rrëfeu se marrëdhënia e tyre ishte bërë e vështirë, duke e konsideruar Xhensilën “të huaj”.

“Jam në shtëpi me nusen e jemi të huaj. E rëndësishme është t’i kesh mirë më shëndet. Këtë vlerësoj. O Zot faleminderit!”

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.