Betimi i Belerit/ Gjykata e Durrësit shpall moskompetencë, çështja i kalon Gjykatës së Lartë

Gjykata e Durrësit ka shpallur moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut të zgjedhur për Himarën, Fredi Beleri. Ky i fundit iu drejtuar

Tetor 10, 2023 - 12:55
 0
Betimi i Belerit/ Gjykata e Durrësit shpall moskompetencë, çështja i kalon Gjykatës së Lartë

Gjykata e Durrësit ka shpallur moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut të zgjedhur për Himarën, Fredi Beleri. Ky i fundit iu drejtuar gjykatës me kërkesën për të bërë betimin, por çështja është referuar në Gjykatën e Lartë.

 

Beleri ka pretenduar vazhdimisht se po mbahet në burg padrejtësisht dhe po i shkelen të drejtat duke mos e lejuar të bëjë betimin si kryetar i Bashkisë Himarë. Ai u vu në pranga dy ditë para se të mbaheshin zgjedhjet lokale të 14 majit dhe akuzohet për blerje votash.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.