Biden bisedë telefonike me Netanyahu: Mbroni popullsinë në Gaza

Joe Biden i kërkoi sot kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të mos vazhdojë me një operacion ushtarak në Rafah, brenda Rripit të Gazës, pa

Shkurt 11, 2024 - 21:31
 0
Biden bisedë telefonike me Netanyahu: Mbroni popullsinë në Gaza

Joe Biden i kërkoi sot kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të mos vazhdojë me një operacion ushtarak në Rafah, brenda Rripit të Gazës, pa një plan të besueshëm dhe të realizueshëm për të mbrojtur popullsinë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Gjatë bisedës së tyre telefonike, presidenti amerikan përsëriti pikëpamjen e tij se një operacion ushtarak në Rafah nuk duhet të kryhet pa një plan të besueshëm dhe të zbatueshëm për të garantuar sigurinë e më shumë se një milion njerëzve që janë strehuar atje, tha qeveria amerikane në një deklaratë.

Biseda telefonike e Biden me Netanyahun erdhi disa ditë pasi presidenti amerikan tha se përgjigja ushtarake e Izraelit ndaj Gazës ishte “e tepruar”.

Biseda u fokusua gjithashtu në përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar lirimin e pengjeve nga grupi islamik Hamas pas sulmit të tij në 7 tetor, tha Shtëpia e Bardhë. Agjencitë e ndihmës thonë se një sulm në Rafah do të ishte shkatërrues. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.