Biden i përgjigjet thirrjes së Trump për debat: Kjo varet nga sjellja e tij

Presidenti amerikan, Joe Biden, është shprehur i hapur ndaj mundësisë së përballjes në debat me kundërshtarin e tij në zgjedhjet e nëntorit, Donald

Mars 8, 2024 - 23:40
 0
Biden i përgjigjet thirrjes së Trump për debat: Kjo varet nga sjellja e tij

Presidenti amerikan, Joe Biden, është shprehur i hapur ndaj mundësisë së përballjes në debat me kundërshtarin e tij në zgjedhjet e nëntorit, Donald Trump.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një prononcimi për mediat, pas largimit të tij nga Uashingtoni në Filadelfia. Presidenti 81-vjeçar deklaroi se kjo varet nga sjellja e tij, duke iu referuar Trump.

Vetëm 24 orë më parë, Donald Trump ftoi në debat publik kundërshtarin e tij demokrat, ” kudo, në çdo kohë “.

“Është e rëndësishme, për të mirën e vendit tonë, që Joe Biden dhe unë të diskutojmë çështje me rëndësi jetike për Amerikën dhe popullin amerikan ”, tha ish-presidenti përmes një video në rrjete sociale.

Gjatë vitit zgjedhor, Komisioni për telefight presidenciale organizon zakonisht tre debate.

Në zgjedhjet e vitit 2020, mes Bidenit dhe Trump, kandidatët zhvilluan dy debate, ndërsa debati i tretë u anulua./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.