Biden ka epersi tek amerikanet me arsim te larte, Trump tek te tjeret

Nga Eduard Zaloshnja Sondazhin e fundit te Times/Siena e drejtuan dy sondazhiste, njeri demokrat e tjetri republikan. Ata u kujdesen qe kampioni i sondazhit ta perfaqesonte elektoratin amerikan jo vetem gjeografikisht, demografikisht e politikisht, por edhe nga niveli arsimor. Kjo gje u dha mundesine atyre te llogarisnin perkrajen ndaj presidentit Biden apo ish-presidentit Trump veçmas […]

Gusht 5, 2023 - 20:30
 0
Biden ka epersi tek amerikanet me arsim te larte, Trump tek te tjeret

Nga Eduard Zaloshnja

Sondazhin e fundit te Times/Siena e drejtuan dy sondazhiste, njeri demokrat e tjetri republikan. Ata u kujdesen qe kampioni i sondazhit ta perfaqesonte elektoratin amerikan jo vetem gjeografikisht, demografikisht e politikisht, por edhe nga niveli arsimor.

Kjo gje u dha mundesine atyre te llogarisnin perkrajen ndaj presidentit Biden apo ish-presidentit Trump veçmas per amerikanet me arsim te larte dhe veçmas per ata pa arsim te larte.

Ne qofte se do te zhvillohej sot gara presidenciale Biden-Trump, presidenti aktual do te kishte nje epersi prej 22pikesh nder amerikanet me arsim t larte (54%-32%). Nga ana tjeter, nder amerikanet pa arsim te larte, ish-presidenti do te kishte nje epersi prej 13 pikesh (49%-36%).

Duke i nderthurur te dyja rezultatet e mesiperme te sondazhit, rezulton se sot gara Biden-Trumpdo te ishte shume e forte, vetem 1.5 pike diference mes te dyve (brenda marzhit te gabimit statistikor te sondazhit)

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.