Biden mbërrin në Izrael, merr pjesë Kabinetin e Luftës Izraelite
Presidenti amerikan Joe Biden mbërriti në Izrael. Ai u prit nga Kryeministri Benjamin Netanyahu për tu futur më pas menjehere në një takim
Presidenti amerikan Joe Biden mbërriti në Izrael.
Ai u prit nga Kryeministri Benjamin Netanyahu për tu futur më pas menjehere në një takim dypalesh.
Më tej Presidenti Joe Biden u drejtua në një hotel në Tel Aviv ku do të marrë pjesë në një takim të Kabinetit të Luftës izraelite të kryesuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu. Sipas asaj që mësohet, ai do të takohet edhe me familjet e pengjeve amerikane të marra nga Hamasi dhe të dërguar në Gaza. Në të njëjtën kohë, Biden do të shohë Rachel Edri, gruan nga qyteti Ofakim, në jug të Izraelit, e cila shpërqendroi pesë terroristë të Hamasit që hynë në banesën e saj derisa të mbërrinin forcat izraelite të shpëtimit, duke e liruar atë dhe familjen e saj.
Më heret Biden duhet të merrte pjesë në një samit katërpalësh në Jordani, bashkë me Abu Mazen dhe Abdel Fattah al Sisi, por autoritetet jordaneze e anuluan pas bombardimit të një spitali në Gaza ku mendohet se kanë vdekur 500 persona.
What's Your Reaction?