Biden për forcat izraelite: Spitali i Gazës duhet të mbrohet

Presidenti amerikan, Joe Biden tha se spitali Al Shifa në qytetin e Gazës duhet të mbrohet. Al Shifa gjendet prej tre ditësh pa energji elektrike

Nëntor 13, 2023 - 21:50
 0
Biden për forcat izraelite: Spitali i Gazës duhet të mbrohet

Presidenti amerikan, Joe Biden tha se spitali Al Shifa në qytetin e Gazës duhet të mbrohet. Al Shifa gjendet prej tre ditësh pa energji elektrike dhe ujë, ndërsa të shtënat dhe bombardimet jashtë kompleksit e bëjnë situatën të vështirë.

 

“Shpresa dhe pritshmëria ime është që do të ketë më pak ndërhyrje në zonën e spitalit,” u tha presidenti amerikan gazetarëve kur u pyet nëse ai kishte ngritur shqetësime për këtë çështje me qeverinë izraelite. “Spitali duhet mbrojtur”, theksoi ai.

 

Nga ana tjetër, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan tha se Izraeli ndan pikëpamjen e Shtëpisë së Bardhë se luftimet pranë spitaleve të Gazës duhet të shmangen.

Ai gjithashtu vuri në dukje se qeveria izraelite ka garantuar se është e gatshme të sigurojë karburant për spitalet në mënyrë që të sigurojë funksionimin e tyre.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.