Bie masivi i dheut në rrugën e Dukagjinit/ Humb jetën drejtuesi i ekskavatorit që po punonte (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Shkodër.   Rreth orës 14:30, ndërkohë që po kryheshin punime në një aks

Tetor 12, 2023 - 16:55
 0
Bie masivi i dheut në rrugën e Dukagjinit/ Humb jetën drejtuesi i ekskavatorit që po punonte (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Shkodër.

 

Rreth orës 14:30, ndërkohë që po kryheshin punime në një aks rrugor në fshatin Prekal, është shkëputur nga lartësia, një masiv dheu që ka zënë poshtë eskavatorin me drejtues shtetasin Zef Perndreu 56 vjeç, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës.

 

Si pasojë, 56-vjeçari ka humbur jetën.

 

Deri më tani, ende nuk është bërë e mundur nxjerrja e trupit të 56 vjeçarit, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për abrdhjen e rrethanave.

 

Shkodër/Informacion paraprak

 

Rreth orës 14:30, ndërkohë që po kryheshin punime në një aks rrugor në fshatin Prekal, është shkëputur nga lartësia, një masiv dheu që ka zënë poshtë ekskavatorin me drejtues shtetasin Z. P., 56, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës. Si pasojë, 56-vjeçari ka humbur jetën.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.