Bie skela e pallatit në ndërtim, lëndohen babë e bijë në Tiranë
Një skelë në një pallat në ndërtim në zonën e ish-parkut të autobusëve ka rënë duke plagosur dy kalimtar. Të lënduar kanë mbetur
Një skelë në një pallat në ndërtim në zonën e ish-parkut të autobusëve ka rënë duke plagosur dy kalimtar.
Të lënduar kanë mbetur babë e bijë të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
“Më datë 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”, janë rrëzuar skelat e nje pallati në ndërtim e sipër, dhe si pasojë janë dëmtuar 2 shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe.
Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?