Bie webfaqja e SHISH, mediat: Sulm kibernetik ndaj institucioneve shqiptare

Sërish sulme kibernetike ndaj institucioneve shqiptare. Ministria e Brendshme ka konfirmuar për BalkanWeb se prej disa ditësh, faqet online të disa institucioneve janë nën sulmin e hakerave. Së fundmi është sulmuar webfaqja e Shërbimit Informativ Shtetëror, ndërsa mësohet se sistemi i brendshëm është funksional. Mësohet se faqja web e SHISH është sulmuar mëngjesin e sotëm […]

Tetor 13, 2023 - 21:20
 0
Bie webfaqja e SHISH, mediat: Sulm kibernetik ndaj institucioneve shqiptare

Sërish sulme kibernetike ndaj institucioneve shqiptare.

Ministria e Brendshme ka konfirmuar për BalkanWeb se prej disa ditësh, faqet online të disa institucioneve janë nën sulmin e hakerave.

Së fundmi është sulmuar webfaqja e Shërbimit Informativ Shtetëror, ndërsa mësohet se sistemi i brendshëm është funksional.

Mësohet se faqja web e SHISH është sulmuar mëngjesin e sotëm nga një grup hackerash, por kemi të bëjmë thjesht me një sulm që nuk lejon mundësi aksesi në faqen zyrtare web. Konfirmohet se sulmi është vetëm në këtë faqe e cila nuk është e lidhur me serverat apo arkivën e SHISH.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.