Bie zjarr në një garazh në Fushë-Krujë, shkrumbohen dy mjete

Një zjarr ka përshkruar garazhin e një pallati në Fushë-Krujë. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Punëtori’. Zjarri është konstatuar rreth orës 4 të mëngjesit nga banorët e pallatit, të cilët të alarmuar nga tymi i madh kanë njoftuar menjëherë policinë dhe zjarrfikëset. Mësohet se nga zjarri janë djegur një makinë tip ‘BMË’ dhe një motoçikletë, ndërsa […]

Shtator 24, 2023 - 11:35
 0
Bie zjarr në një garazh në Fushë-Krujë, shkrumbohen dy mjete

Një zjarr ka përshkruar garazhin e një pallati në Fushë-Krujë. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Punëtori’. Zjarri është konstatuar rreth orës 4 të mëngjesit nga banorët e pallatit, të cilët të alarmuar nga tymi i madh kanë njoftuar menjëherë policinë dhe zjarrfikëset.

Mësohet se nga zjarri janë djegur një makinë tip ‘BMË’ dhe një motoçikletë, ndërsa një mjet tjetër fatmirësisht ka shpëtuar.

Nuk dihen arsyet e zjarrit, por paraprakisht dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e repartit zjarrfikës të Krujës, të cilët sapo ishin kthyer nga vendngjarja në Maminas, ku shuan një tjetër zjarr në fabrikën e bojës.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme të tjera të shkaktuara në pallat.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.