Biela “triumfon”, tekniku argjentinas përfiton 2 milion euro nga klubi francez

Pas plot 6 vitesh “betejë” ligjore, tekniku argjentinas, Marcelo Bielsa ka arritur të fitojë procesin gjyqësor ndaj klubit të Lille, me këta të fundit, që e dëmshpërblyen 68-vjeçarin, me shifrën e 2 milionë eurove. Biela u shkarkua nga stoli i francezëve, në dhjetor të vitit 2017, pasi kishte kishte treguar “agresion dhe denigrim” ndaj disa [...]Read More...

Shtator 29, 2023 - 17:40
 0
Biela “triumfon”, tekniku argjentinas përfiton 2 milion euro nga klubi francez

Pas plot 6 vitesh “betejë” ligjore, tekniku argjentinas, Marcelo Bielsa ka arritur të fitojë procesin gjyqësor ndaj klubit të Lille, me këta të fundit, që e dëmshpërblyen 68-vjeçarin, me shifrën e 2 milionë eurove.

Biela u shkarkua nga stoli i francezëve, në dhjetor të vitit 2017, pasi kishte kishte treguar “agresion dhe denigrim” ndaj disa prej kolegëve të tij, madje edhe “mosbindje”, mirëpo për shkak të një klauzole në parakontratën e tij që e mbronte atë në rast shkarkimi, edhe për sjellje të pahijshme, argjentinasi arriti të merrte dëmshpërblimin.

Avokatët nga të dyja palët konfirmuan për AFP se Lille ishte urdhëruar të paguante dy milionë nga 19 milionë eurot e kërkuara nga Bielsa, me këtë të fundit, që tashmë është në krye të pankinës së Kombëtares së Kilit. /i.m /abcnews.al 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.