Bien çmimet e shtëpive në BE, tregu imobiliar në Shqipëri njeh veç rritje

Çmimet e apartamenteve në kryeqytet kanë njohur një rritje konstante në vitet e fundit, nxitur kjo nga migrimi i brendshëm, remitancat, si dhe investimet e huaja. Në ndryshim nga tregu imobiliar në vend, çmimet e shtëpive në BE kanë pësuar një rënie të fortë përgjatë tremujorit të tretë të 2023, me një mesatare prej 2.1 […]

Janar 11, 2024 - 22:01
 0
Bien çmimet e shtëpive në BE, tregu imobiliar në Shqipëri njeh veç rritje

Çmimet e apartamenteve në kryeqytet kanë njohur një rritje konstante në vitet e fundit, nxitur kjo nga migrimi i brendshëm, remitancat, si dhe investimet e huaja.

Në ndryshim nga tregu imobiliar në vend, çmimet e shtëpive në BE kanë pësuar një rënie të fortë përgjatë tremujorit të tretë të 2023, me një mesatare prej 2.1 përqind.

Rënia është edhe me e dallueshme në lokomotivën e ekonomisë Europiane Gjermaninë ku çmimet kanë pësuar rënie me 10.2 përqind dhe Luxemburgu me 13.6 përqind.

Një element tjetër i cili bën diferencën mes Shqipërisë dhe BE-së është nevoja për strehim në vendin tonë.

Pavarësisht një rënie të lehtë përgjatë tremujorit të tretë, në sektorin e ndërtimit i cili lidhet ngushtësisht me tregun imobiliarë, Drejtori Ekzekutiv te NAREA nuk parashikon një ngadalësim të sektorit përgjatë 2024.

Tregu imobiliare do të vazhdojë të performojë pozitivisht falë mbështetjes nga tre komponentë kryesorë, IHD, remitancat si dhe financimit i nevojshëm nga ana e sektorit bankar.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.