Bien sirenat në kufi/ Shkëmbime zjarri mes Libanit dhe Izraelit. Lufta e Gazës është përhapur

Luftimet në Gaza po nxitin tensione edhe përgjatë kufirit mes Izraelit dhe Libanit. Grupi Hezbollah që vepron në territorin libanez lëshoi të dielën disa dronë shpërthyes në drejtim të disa pozicioneve mbrojtëse të një komande të ushtrisë izraelite. Si pasojë u plagosën rëndë dy ushtarë izraelitë ndërsa morën plagë të lehta disa të tjerë, raporton […]

Dhjetor 11, 2023 - 08:17
 0
Bien sirenat në kufi/ Shkëmbime zjarri mes Libanit dhe Izraelit. Lufta e Gazës është përhapur

Luftimet në Gaza po nxitin tensione edhe përgjatë kufirit mes Izraelit dhe Libanit.

Grupi Hezbollah që vepron në territorin libanez lëshoi të dielën disa dronë shpërthyes në drejtim të disa pozicioneve mbrojtëse të një komande të ushtrisë izraelite.

Si pasojë u plagosën rëndë dy ushtarë izraelitë ndërsa morën plagë të lehta disa të tjerë, raporton Reuters. Ndërkohë i menjëhershëm ishte reagimi i avionëve luftarakë izraelitë që bombarduan disa baza të Hezbollaut në territorin Libanez.

Nga njoftimet paraprake nuk u raportua për viktima por vetëm për dëme në disa ndërtesa mes të cilave dhe një shkollë. Pas ngjarjes, Hezbollah pranoi autorësinë e sulmit pranë zonës Ya’ara, në Izrael, duke theksuar se u ndërmor në mbështetje të palestinezëve në Rripin e Gazës. Shkëmbimet e zjarrit mes grupit islamik Hezbollah, që mbështetet nga Irani, dhe Izraelit kanë qenë të shpeshta gjatë ditëve të fundit.

Dhuna është përqendruar kryesisht në zonën kufitare duke i shkaktuar vdekjen më shumë se 120 njerëzve në Liban, 16 prej të cilëve civilë dhe 11 izraelitëve, shtatë prej të cilëve ushtar.

Avionët luftarakë izraelitë kryen “një sërë sulmesh ndaj objektivave terroriste të Hezbollahut në territorin libanez”, shtoi ushtria izraelite.

Nuk ka pasur njoftime për viktima në Liban.

Shkëmbimet e zjarrit mes Izraelit dhe Hezbollahut, një grup i armatosur rëndë i mbështetur nga Irani, janë në nivelin më të lartë që nga lufta e vitit 2006. Dhuna është përqendruar kryesisht në zonën kufitare.

Hezbollahu tha se kishte përdorur dronë shpërthyes për të sulmuar një pozicion komandues izraelit pranë zones Ya’ara, në Izrael.

Në Izrael, sirenat ranë në disa zona pranë kufirit.

Në Bejrut, banorët thanë se kishin parë dy avionë luftarakë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.