Big Brother Vip, Françeska: Jam sulmuar nga një burrë në 9 të darkës, më gjuajti me grusht në fytyrë

Françeska Murati gjatë mbrëmjes së djeshme ka treguar është sulmuar nga një burrë maroken në Britaninë e Madhe. Banorja tha se rreth orës 21:00 teksa ka qenë duke u kthyer për në shtëpi një burrë i është afruar për ti marrë telefonin. Ndërsa më pas ky person e ka goditur me grusht në fytyrë. Ajo […]

Prill 25, 2024 - 16:55
 0
Big Brother Vip, Françeska: Jam sulmuar nga një burrë në 9 të darkës, më gjuajti me grusht në fytyrë

Françeska Murati gjatë mbrëmjes së djeshme ka treguar është sulmuar nga një burrë maroken në Britaninë e Madhe.

Banorja tha se rreth orës 21:00 teksa ka qenë duke u kthyer për në shtëpi një burrë i është afruar për ti marrë telefonin. Ndërsa më pas ky person e ka goditur me grusht në fytyrë. Ajo shtoi gjithashtu se policia e pa por nuk e kapi sulmuesin.

“Kam qenë një herë duke ikur në shtëpi, ishte ora 9 e darkës. Një burrë më ka kapur në mes të rrugës, më ka shtyrë te muri për të më marrë telefonin. Unë luftova, sepse në atë moment nuk po e kuptoja se çfarë po ndodhte.

Ngaqë po luftoja, ai më gjuajti me grusht në fytyrë dhe unë aty rashë dhe ai iku. Ishte si maroken. Ndalon makina me policë dhe nuk e ndoqën, më futën në makinë më morën deklaratën dhe asgjë nuk ndodhi me atë. Më ka kap në mes të rrugës moj”, u shpreh Françeska./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.