Bilanci i Rrugores në Tiranë, 17 shoferë të arrestuar, mbi 13 mijë gjoba për një javë

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka publikuar bilancin javor (31.03-06.04.2024) lidhur me arrestimet dhe gjobat që ka vendosur për shoferët e mjeteve që

Prill 7, 2024 - 11:40
 0
Bilanci i Rrugores në Tiranë, 17 shoferë të arrestuar, mbi 13 mijë gjoba për një javë

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka publikuar bilancin javor (31.03-06.04.2024) lidhur me arrestimet dhe gjobat që ka vendosur për shoferët e mjeteve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Sipas shifrave të publikuara nga policia, 17 persona u arrestuan për vepra penale në qarkullimin rrugor.

• 8 të dehur në timon
• 3 pa leje drejtimi
• 1 nën ndikim narkotikësh
• 1 i proçeduar në liri pa leje drejtimi
• 1 për shkelje të rregullave të qarkullimit
• 2 për korupsion aktiv
• 1 për trafikim mjetesh

Janë vendosur 13,302 masa administrative për shkelje të ndryshme, me një mesatare prej 1900 masa në ditë. Ndër to përfshihen:

• 152 për xhama të zinj
• 522 për tejkalim shpejtësie
• 404 për parakalim të gabuar
• 523 për përdorim celulari gjatë drejtimit
• 812 për mosvendosje të rripit të sigurimit
• 516 për mosvendosje të kaskës
• 908 për mosdhënie përparësie këmbësorëve
• 35 për mosrespektim të sinjalit “Stop”
• 96 për sjellje të gabuar të këmbësorëve
• 8495 për qëndrim të gabuar
• 839 për masa të tjera

48 masa administrative për pezullim të lejes së drejtimit, ku shkelësit kanë pranuar konvertimin me dyfishin e gjobës.

Bllokimi i 44 automjeteve, ku përfshihen:

• 7 me targa të huaja për verifikim
• 34 për detyrime të palikuiduara
• 1 për mungesë dokumentacioni
• 12 të spostuara me mjet ngritëse

/vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.