Bilanci tragjik/ Hamas: Shkon në 178 numri i palestinezëve të vrarë në Gaza pas armëpushimit

Ministria Palestineze e Shëndetësisë në Gaza e drejtuar nga Hamasi, ka bërë me dije se numri i viktimave palestinezë ka shkuar në 178, që nga përfundimi i armëpushimit këtë mëngjes. Pas shtatë ditë luftimesh, armëpushimi në Rripin e Gazës përfundoi, ndërsa në agimin e 1 dhjetorit nisën sërish sulmet mes Izraelit dhe Hamasit. Shpërthime dhe të shtëna me […]

Dhjetor 1, 2023 - 20:46
 0
Bilanci tragjik/ Hamas: Shkon në 178 numri i palestinezëve të vrarë në Gaza pas armëpushimit

Ministria Palestineze e Shëndetësisë në Gaza e drejtuar nga Hamasi, ka bërë me dije se numri i viktimave palestinezë ka shkuar në 178, që nga përfundimi i armëpushimit këtë mëngjes.

Pas shtatë ditë luftimesh, armëpushimi në Rripin e Gazës përfundoi, ndërsa në agimin e 1 dhjetorit nisën sërish sulmet mes Izraelit dhe Hamasit. Shpërthime dhe të shtëna me armë janë raportuar në Gaza ndërsa Izraeli rifillon luftimet kundër Hamasit, duke e akuzuar grupin për shkeljen e kushteve të armëpushimit.

“Hamasi shkeli armëpushimin, dhe përveç kësaj, qëlloi në drejtim të territorit izraelit. IDF ka rifilluar luftimin kundër organizatës terroriste Hamas në Rripin e Gazës”.

Sipas Izraelit, Hamasi ka lëshuar një raketë në territorin e izraelit duke shkelur kështu armëphsimin, ndërsa zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu thotë se grupi i Hamasit k arefuzuar që të lirojë të gjitha pengjet gra.

“Qeveria e Izraelit është e përkushtuar për të arritur objektivat e luftës, lirimin e pengjeve, eliminimin e Hamasit dhe sigurimin që Gaza nuk mund të jetë kurrë një kërcënim për sigurinë e izraelitëve”, u tha në deklaratë.

Armëpushimi zgjati shtatë ditë dhe u liruan 110 pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe 240 të burgosur palestinezë të mbajtur nga Izraeli. BBC shkruan se ndërmjetësit po vazhdojnë përpjekjet për të arritur një tjetër marrëveshje armëpushimi mes dy palëve, edhe pse luftimet kanë rifilluar.

Sulmet nisën ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ndodhet për vizitë në Lindjen e Mesme. Ai i ka kërkuar Izraelit që të ndërmarrë “hapa më efektivë” për të mbrojtur jetën e civilëve.

Të paktën 32 persona kanë vdekur në Rripin e Gazës që nga mëngjesi i sotëm që forcat izraelite (IDF) njoftuan se kishin “rifilluar luftimet kundër organizatës terroriste Hamas”. Kjo u raportua nga TV satelitor al-Jazeera, i cili citon lajmet e lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë e Gazës e kontrolluar nga Hamasi. Numri i publikuar nga Gaza flet për dy vdekje në Beit Lahia, në Gazën veriore, shtatë në Maghazi, (në zonën qendrore të enklavës palestineze), një në Khan Yunis, dy në Hamad dhe nëntë në jug të Rafah).

Sulmet e Hamasit në Izrael më 7 tetor vranë 1200 njerëz dhe rreth 240 të tjerë u morën peng. Që atëherë, ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 14,800 njerëz janë vrarë nga sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës, duke përfshirë rreth 6,000 fëmijë./m.j

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.