Bill Clinton për luftën në Ukrainë: Kostoja e mosveprimit do të ishte e pallogaritshme

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ka thënë se Ukrainës duhet t’i bëhet mbështetje e fuqishme në luftën e saj

Shkurt 24, 2024 - 22:57
 0
Bill Clinton për luftën në Ukrainë: Kostoja e mosveprimit do të ishte e pallogaritshme

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ka thënë se Ukrainës duhet t’i bëhet mbështetje e fuqishme në luftën e saj me Rusinë.

Ai në dyvjetorin e nisjes së pushtimit të Ukrainës ka theksuar se çmimi i mosveprimit mund të jetë tepër i lartë.

“Pas dy vjetësh të guximit dhe qëndresës populli i Ukrainës vazhdon ta mbrojë tokën e vet nga një pushtim i paprovokuar në shkallë të gjerë. Lufta e tyre për liri kundër një armiku të demokracisë ka nevojë për mbështetjen tonë të madhe”, ka shkruar Clinton.

“Kostoja e mosveprimit, për Ukrainën, Amerikën dhe botën, mund të jetë e pallogaritshme”./vizionplus.tv 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.